DYLON

“EcoHigjiena” ka implementuar një sistem solar fotovoltaik

“EcoHigjiena” ka implementuar një sistem solar fotovoltaik
Avatar photo Redaksia

”Kompania EcoHigjiena Sh.p.k në Gjilan, e njohur për angazhimin e saj në mbrojtjen e mjedisit dhe grumbullimin e mbeturinave në rajonin e Anamoravës, ka bërë një hap të rëndësishëm përpara duke implementuar një sistem solar fotovoltaik”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

Ky projekt i ri kontribuon në një të ardhme më të qëndrueshme dhe më të pastër.

EkoHigjiena

Përfitimet nga sistemi solar prej 24.6 kWp:

•Ambient: Zvogëlim i emetimit të CO2 me rreth 14,723 kg në vit.

•Financa: Reduktim i faturave të energjisë elektrike.

•Stabilitet energjetik: Ulje e përdorimit të energjisë elektrike nga rrjeti.

“Jemi të lumtur që po kontribuojmë për një mjedis më të shëndetshëm dhe më ekologjik”, thuhet në njoftimin e EcoHigjiena Sh.p.k.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.