Policia e Kosovës, Njësiti i Policisë në Komunitet ka mbajte ligjërata vetëdijësuese, “Siguria e qarkullimit të këmbësorëve në trafik“ në shkollat me mësim në gjuhën shqipe dhe serbe, të Komunës Kllokot.
Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësia për komunitet pranë Stacionit të Policisë në Kllokot në kuadër të projektit “ Siguria e qarkullimit të këmbësorëve në trafik “ janë në implementim të projektit “ Ligjëratë vetëdijesuese në shkollat fillore të Komunës së Kllokotit ” .
Ligjëratat janë mbajtur me 10.02.2022 ne fshatin Verbovc dhe Kllokot në shkollat e nacionalitetit serb , ku pjesëmarrës kane qene 38 nxënës nga klasa e III-VII ndërsa me 15.02.2022 ligjërata është mbajtur ne shkollën shqipe të fshatit Mogillë ku pjesëmarrës kane qenë 30 nxënës të klasave I-IV .
Bashkëpunimi ka qenë i shkëlqyeshëm si me stafin arsimor të ciklit të ulët, ashtu edhe me nxënësit të cilët gjate gjithë kohës kanë përqendruar vëmendjen e tyre në ligjëratë .
Policia e Kosovës është e përkushtuar të vazhdoj edhen me projekte tjera edhe në te ardhmen, për të mirën e komuniteteve që jetojnë në Komunën e Kllokotit, thuhet në raportin e policisë. /2LONLINE/