Nëse ke përfunduar në këtë faqe – je duke kërkuar informacion për oferta pune. Sot, ueb sajtet e punës shërbejnë si ekuivalent modern për të kërkuar punë. Prandaj, kërkimi në një faqe interneti është një nga mënyrat më të mira dhe më efikase për të kërkuar dhe për të aplikuar në dhjetëra mundësi punësimi.
Ne në 2lonline.com shikuam disa nga mundësitë në dispozicion. Ja disa nga rekomandimet ku ju mund të orientoheni për oferta të punës:
Portalpune.com
Ky portal është krijuar duke parë kërkesat e shumta për informim të shpejt të punëkërkuesve për të gjitha vendet e lira të punës, si dhe këshillimin e punëkërkuesve për zhvillim të karrierës, njoftimin e punëdhënësve me punëkërkues të kualifikuar, duke shërbyer si urë lidhëse në mes të punëkërkueseve dhe punëdhënësve. – Portalpune.com
Ofertapune.net
Ofertapune.net është portal i krijuar në vitin 2015, ku publikohen konkurset e fundit të punës. Oferta Pune ka për qëllim që punëkërkuesve t’iu mundësojë qasje sa më të lehtë në ofertat e fundit të punës. Ofertapune, prej vitit është pjesë e KosovaJob. Shpalljet e punës që publikohen në KosovaJob, janë aktive edhe në OfertaPune. – Ofertapune.net
KosovaJob.com
KosovaJob.com konsiderohet rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë me mbi 1 milion shfletime të vendeve të punës në çdo muaj. KosovaJob shërben si urë lidhëse e mundësive të reja të karrierës të ofruara nga punë-dhënësit për punë-kërkuesit dhe si e tillë ka mundësuar që më shumë se 15,000 persona të gjejnë vende të punës. – KosovaJob.com
Jobs.telegrafi.com
Jobs.telegrafi.com – ky portal është një tjetër mundësi në të cilën mund të shfletoni oferta pune dhe vende të lira të punës. Është pjesë e portalit telegrafi.com. – Jobs.telegrafi.com
Njoftimefalas.com
Nëse dëshiron të kërkosh vende pune në Shqipëri, njoftimefalas mund të jetë një mundësi tjetër për të kërkuar njoftime per pune. – Njoftimefalas.com
Kosovoyouth.com
Kjo platformë ofron mundësi për të u angazhuar në jetën publike. Kosvoyouth ju ofron mundësi të shumta për të kërkuar angazhim. Nga vende të lira të punës, mundësi për grante, pjesëmarrje në aktivitete deri në punë vullnetare. – Kosovoyouth.com
Duapune.com
Duapune.com, portal në të cilin mund të gjeni oferta pune në tregun e Shqipërisë. – Duapune.com
Xpuna.com
Ky portal përveç mundësive të ofertave të punës ofron informacion me këshilla të ndryshme sikurse u ofron punëdhënësve të rekrutojnë staf. – Xpuna.com
Ju duhet të keni në konsideratë se adresat e sipërpërmendura janë vetëm disa nga mundësitë që kemi listuar si mundësi ku mund të kërkoni informata për punë. Mundësitë tjera për të kërkuar informacion për punë janë agjencitë e autorizuara të punësimit. Ju duhet të konsideroni të bëni kërkimin tuaj.
Çka mund të ju themi për fund – paçi fat!