Realizimi i aktiviteteve sipas planit ROADPOL për muajin Prill 2024 – “Kontrolli i shpejtësisë”
Në kuadër të javës të aktiviteteve operacionale sipas planit ROADPOL 2024 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 15 deri 21 prill 2024, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe në parandalimin e aksidenteve.
Në fokus policia ka pasur kontrollin e shpejtësisë, me ç’rast nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 1,593 pika të kontrollit të automjeteve, janë kontrolluar 9,558 automjete ku për parregullsitë e identifikuara janë shqiptuar 4,184 gjoba.
Në kuadër të kësaj jave ka qenë edhe matja e shpejtësisë më të madhe, ku në zonën e kufizimit të shpejtësisë 50 km/h është identifikuar automjeti duke zhvilluar shpejtësi prej 115 km/h. /2LONLINE/