DYLON

Ramadani: Ndeshja ndaj Prishtinës e rëndësishme, fitorja është si një biletë për Evropë

Ramadani: Ndeshja ndaj Prishtinës e rëndësishme, fitorja është si një biletë për Evropë
Avatar photo Redaksia

Të mërkurën do të zhvillohen dy ndeshjet kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll, e ku edhe skuadra gjilanase Drita do të ballafaqohet me Prishtinën. Takimi i parë kishte përfunduar baras,  dhe në ndeshjen e nesërme, këto dy skuadra  synojnë fitore, dhe finalen e Kupës e me këtë edhe kupën e Kosovës, që ua mundëson daljen në Evropë.

Në prag të ndeshjes së kupës së Kosovës FC Drita – FC Prishtina, trajneri i skuadrës gjilanase, Zekirija Ramadani ka deklaruar se nesër do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme duke e ditur që për Dritën  është një biletë për Evropë, andaj motivi te ekipi është shumë i lartë.

EkoHigjiena

“E dijmë që përballë kemi një ekip me shumë cilësi siq është FC Prishtina, por që ne i kemi të qarta synimet tona dhe nesër pres që secili lojtar të jap atomin e fundit në fushë”, ka thënë tutje Ramadani.

Sipas kryetrajnerit të skuadre bardh e kaltër, ekipi do të jetë i kompletuar në përjashtim të Smakiqit dhe Selmanit  por se, sipas Ramadanit, gëzon shumë rikthimi i Ron Brojës, i cili ishte një mungesë e madhe ku lëndimi e mbajti jashtë fushës rreth 40 ditë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.