Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 71 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 41 aksidente trafiku, 7 me lëndime dhe 34 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 26 persona, 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/