DYLON

Rashiti: Pushteti i VV-së në Gjilan gradualisht ka kaluar në opozitë të qeverisë së Albin Kurtit!

Rashiti: Pushteti i VV-së në Gjilan gradualisht ka kaluar në opozitë të qeverisë së Albin Kurtit!
Avatar photo Redaksia

“Si pasojë e dështimeve të jashtëzakonshme në qeverisjen e paaftë komunale të udhëhequr nga pushteti i Vetëvendosjes (VV), në Gjilan, fajin për mos realizimin e projekteve kapitale po gjuajnë krejtësisht te ministritë e qeverisë së Albin Kurtit”, ka thënë Riad Rashitit, kryetar i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Gjilan.

Sipas tij, për dështimin e autostradës së Gjilanit, Alban Hyseni përgjegjësinë po e bartë te qeveria e Kurtit, për stadiumin e qytetit, për impiantin e ujërave të zeza, për zgjerimin e rrugës Hamdi Kurteshi përgjegjësin po e bartë te Ministria e Mbrojtjes, projektin e fshatit të lumtur poashtu fajin qeveria, për objektin e Bashkësisë Islame thotë ministria përkatëse ndërsa kryetari Hyseni bënë lojëra në prapaskenë, për shkatërrimin e posa asfaltuar të rrugës Gjilan-Kllokot fajin e paska ministria, për dështimin e projekteve të hyrjeve daljeve të qytetit poashtu përgjegjësinë po e bartin te ministria e infrastrukturës, si dhe për çdo projekt tjetër që po dështon pushteti i VV-së në Gjilan fajin e paska qeveria e Kurtit.

EkoHigjiena

“E budallakia e fundit e pushtetit të VV-së në Gjilan është kur drejtori i shërbimeve publike ka deklaruar në seancën e fundit komunal se rregullimi i trotuarit të degraduar në lagjen e Arbërisë, nuk është kompetencë e komunës por e ministrisë. Krejt komunat e Kosovës që udhëhiqen nga PDK nuk kanë ankesa kundër qeverisë së Kurtit, sa një komunë e udhëhequr nga pushteti i VV-së. Sepse kryetarët e PDK punojnë natë e ditë dhe nuk e bëjnë kukuvajkën e një kryetari të VV-së në Gjilan”, ka thënë Riad Rashit, kryetar i PDK-së së Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.