Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 61 aksidente trafiku, 21 me lëndime dhe 40 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Duke iu referuar statistikave policore, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 601 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 14 persona, 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/