DYLON

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, në katër raste të ndara ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në katër raste të ndara ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Tre (3) persona janë ndaluar për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe  një (1) person për veprën penale ‘’Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën nën gjashtëmbëdhjetë vjet’’. 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën nën gjashtëmbëdhjetë vjet’’ dhe dy (2) kërkesa për paraburgim ndaj dy (2) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’. /2LONLINE/