Duke iu referuar statistikave policore brenda një dite, janë shqiptuar 2 mijë e 135 tiketa gjobitëse, për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Gjatë 24 orëve të fundi, kanë ndodhur 60 aksidente, prej tyre 17 me lëndime në njerëz dhe 43 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa të lënduar.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 8 persona, 6 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/