Sot në Gjilan, “Shoqata e Grave Police” nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës ka ndarë mjete mbrojtëse anti-covid të dhuruara paraprakisht nga Ambasada Amerikane.
“Këto maska i kanë shpërndarë në qytetin e Gjilanit. Qytetarëve njëkohësisht i janë dhanë maska dhe sugjerimi se Policia e Kosovës bashkë me institucionet tjera të shtetit kanë qëllim parësor mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. /2LONLINE.com/