DYLON

Ministri Abrashi intervenon në rrugën ku ishin lënduar 4 nxënës nga aksidentet

Ministri Abrashi intervenon në rrugën ku ishin lënduar 4 nxënës nga aksidentet
Avatar photo Redaksia

Pas kërkesës së Shkollës së Mesme Ekonomike në Prishtinë, Ministria e Infrastrukturës ka vendosur pahitë ndarëse në rrugën nacionale M9, Prishtinë-Fushë Kosovë, duke eliminuar aksidentet e shpeshta që kanë ndodhur në këtë rrugë.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka parë nga afër vendosjen e pahive dhe është takuar me drejtorin e shkollës , Jahë Sahiti dhe stafin e tij.

Ministri tha se intervenimi në këtë pjesë është bërë për t’i eliminuar aksidentet që kanë ndodhur për shkak të kalimit të rrugës në vend jo të duhur, sidomos nga nxënësit e shkollave.

EkoHigjiena

“Janë lënduar disa nxënës në këtë vend nga kalimi i rrugës në vend jo të duhur dhe pas kërkesës së shkollës kemi intervenuar menjëherë. Jemi duke intervenuar nëpër vendet ku rrezikohet jeta e njerëzve, sepse primare e kemi shpëtimin e jetëve”, tha ministri.

Ndërsa drejtori i shkollës, Jahë Sahiti, tha se 4 nxënës të shkollës së tij janë goditur nga veturat në këtë vend, duke e konsideruar si investim shumë të nevojshëm vendosjen e pahive.

“E falënderoj ministrin për intervenimin shumë të shpejt pas kërkesës tonë, sepse këtu shpëtohen jetët e njerëzve. I kemi pasur katër nxënës të lënduar nga veturat dhe disa qytetarë. Vendosja e këtyre pahive e eliminon këtë problem”, tha drejtori.

Në këtë vend janë tetë shkolla dhe qarkullojnë rreth shtatë mijë nxënës, ndërsa me vendosjen e këtyre pahive, eliminohet mundësia e kalimit të rrugës në vend jo të duhur, që ka quar deri te aksidentet.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.