Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit
VJEDHJE E RËNDË
Spitali Rajonal, Gjilan, 28.03.2022 – 18:00. Me 25.04.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga hapësira e jashtme e spitalit persona të dyshuar kanë vjedhur gypa të metalit dhe bakrit. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj (njëri shtetas i Shqipërisë dhe dy shtetas kosovarë). Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
PERSON I ZHDUKUR
Gjilan, 23.04.2022 – 02:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se motra e tij, kosovare, është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet se ku mund të ketë shkuar. Sipas ankuesit ajo ka probleme me depresionin dhe këtë gjë e ka përsëritur edhe me parë. Rasti është duke u hetuar.
RASTET TJERA – NGJARJET:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rr. Manastirit, Gjilan, 25.04.2022 – 18:15. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi. /2LONLINE/