Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit
INCIDENTET KRIMINALE
VDEKJE E DYSHIMTË
Gjilan 22.02.2022 – 22:55. Është raportuar se nga familjarët e saj është gjetur pa shenja jete viktima e mitur femër kosovare. Njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
· Fsh. Kabash, Viti 23.02.2022 – 20:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në shtëpinë e tij gjatë bastisjes, njësiti policor ka gjete dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
· Fsh. Kabash, Viti 23.02.2022 – 20:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në shtëpinë e tij gjatë bastisjes, njësiti policor ka gjete dhe sekuestruar një pushkë ajrore dhe një pistoletë me gaz. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILE & LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Viti 23.02.2022 – 21:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës fizike viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
RASTET TJERA – NGJARJET:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rr. Qarkore, Gjilan 23.02.2022 – 14:20. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një pasagjere e cila pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.