DYLON

Giresse viziton stadiumin “Fadil Vokrri”, Kampin në Hajvali dhe selinë e FFK-së 

Giresse viziton stadiumin “Fadil Vokrri”, Kampin në Hajvali dhe selinë e FFK-së 
Avatar photo Redaksia

Përzgjedhës i ri i Kosovës, trajneri francez, Alain Giresse, në shoqëri të presidentit Agim Ademi, nënkryetarit Bakir Burri, drejtorit të ekipit kombëtar, Muharrem Sahiti dhe menaxherit Bajram Shala, ka vizituar Kampin Edukativ Nacional në Hajvali, stadiumin “Fadil Vokrri” dhe selinë e FFK-së.

Gjatë këtyre vizitave Giresse është njoftuar nga presidenti Ademi me punimet e kryera dhe ato që do të vazhdojnë të kryhen në të ardhmen, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të volitshme për ekipet kombëtare.

EkoHigjiena

Ai është shprehur i lumtur me atë çfarë ka parë dhe ka përgëzuar drejtuesit e FFK-së që për një kohë kaq të shkurtër pas anëtarësimit në UEFA e FIFA kanë arritur në një nivel të tillë të infrastrukturës.

Po ashtu, Giresse së bashku me presidentin Ademi kanë bërë homazhe edhe tek shtatorja e legjendës, Fadil Vokrri, për të cilin përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Kosovës ka thënë se ka pasur një lidhje shumë të fortë miqësore, njofton FFK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.