Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË FAMILJARE
Kamenicë, 30.03.2022-15:50.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur bashkëshorten e tij me te cilën është në proces të shkurorëzimit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
POSEDIM I NARKOTIKËVE
· Rr. Idriz Seferi , Gjilan, 30.03.2022-01:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike me peshë prej 1.61.gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
· Gjilan, 30.03.2022-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike me peshë prej 1.94.gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Remnik, Viti, 30.03.2022-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike me 8 copë fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Raport shtesë:
ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE DHE BIXHOZIT TË PALIGJSHËM
Fsh. Karaçevë, Kamenicë, 15.12.2021-01:00-10:00. Lidhur me rastin me datën 30.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
RASTET TJERA – NGJARJET:
GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER
Ranilluk, 30.03.2022-13:15.Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it ka asgjësuar mjetin e dyshuar . /2LONLINE/