DYLON

U mbajt një sesion informues për Start-Up dhe bizneset ekzistuese

U mbajt një sesion informues për Start-Up dhe bizneset ekzistuese
Avatar photo Redaksia

Në qytetin e Vitisë, është mbajtur një sesion informues lidhur me skemën e granteve të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, në kuadër të Programit të Zhvillimit Rajonal të Balansuar, PZHRB 2022 Start-Up dhe Biznese Ekzistuese LOT 1 dhe LOT 2 për vitin 2022.

Gjatë këtij takimi qytetarët vitias u njoftuan rreth skemës së këtij grati dhe projektit në fjalë dhe rreth mënyrës së aplikimit dhe për sektorët që mund të jetë përfitues.

EkoHigjiena

Gjithashtu u bë me dije se sektorët që nuk kanë të drejtë aplikimi janë: tregtia, ndërtimtaria, bujqësia dhe shëndetësia. Besnik Imeri, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në Viti, i inkurajoj pjesëmarrësit dhe të gjithë qytetarët vitias që kanë ide kreative që të aplikojnë në këto grate duke e vlerësuar atë si një mundësi të mirë për gjenerimin e të ardhurave jo vetëm për krijimin e bizneseve të reja por edhe për ato ekzistuese.

Përndryshe vitiasit janë ftuar të marrin pjesë në këtë sesion nga Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvilim e komunës së Vitisë dhe të Agjensionit Zhvillimor Rajonal-Lindje (RDA). /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.