Autoritetet policore kanë bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 11 persona, për vepra dhe incidente të ndryshme. Për të gjitha këto arrestime është informuar prokurori i rastit me urdhrin e të cilit vetëm njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa, brenda kësja periudhe kohore, në nivel vendi, janë regjistruar 11 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 35 të tjera me dëme materiale. Policia e Trafikut ka bërë të ditur se ka shqiptuar 577 gjoba kundërvajtëse ndaj shoferëve që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.