U mbyll Festivali i Filmit të Shkurtër “Film Flaka”

U mbyll Festivali i Filmit të Shkurtër “Film Flaka”

Festivali i Filmit të Shkurtër “Film Flaka”, ka mbledhur artistë nga të gjitha trevat shqiptare, kurse edhe në natën e dytë të këtij festivali, pati mysafirë, regjisorë e artistë, filmat e të cilëve janë shfaqur në këtë festival.

Burim Baftiu, regjisor, ka falënderuar kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, që tash e dy vite e përkrahu këtë festival, i cili solli risi në Manifestimin “Flaka e Janarit”.

Në mbrëmjen e dytë janë shfaqur filmat e metrazhit të shkurtër: “Unë jam biri i kurvës”, “Një pikë gjaku”, “Takimi”, “Bisedë me jetën”, “Piskama” dhe një film i shkurtër treminutësh i Burim Baftiut.

Filmi “Unë jam biri i kurvës” me skenar të Majlind Samadraxhës dhe Bledi Mane dhe regji nga Majlind Samadraxha e ku luajnë Florist Bajgora, Maki Miftari Kyqykaliu, Lulzim Bucolli, Andi Bajgora, Ismail Kasumi etj., trajton pozitën e pafavorshme të gruas në zonat e prapambetura, ku ajo bëhet viktimë e xhelozisë së shfrenuar, trajtimit shtazarak dhe mentalitetit të prapambetur, andaj filmi në fund ka një përfundim tragjik. Filmi “Një pikë gjaku”, i regjisorit Bekim Guri trajton ballafaqimet e një shoqërie me traditën dhe modernen, ku protagoniste janë tri femra nëna (Ilire Vinca) dhe dy bijat e saj (May- Linda Kasumovic dhe Fitore Broqi).

Filmi “TAKIMI” me regji nga Durim Kryeziu është dramë morale e personazhit e shfaqur përmes elementeve komike e që na bartin në një satirë karshi shoqërisë dhe në të luajnë aktorët Hysen Binaku, Miradije Muriqi, Ramadan Kurti, Qendresa Loki, Luan Kryeziu, Bislim Muqaj, Ramadan Malaj – Badi, Teuta Sadiku, Kumrije Hoxha, Fatime Llugiqi, Alban F. Rexhaj dhe Durim Neziri, kurse filmi “Bisedë për jetën” është një dramë psikologjike me skenar të Agim Morinës dhe me regji të Agim Abdullah dhe luhet nga aktorë profesional dhe me një bagazh të pasur ne artistik. Në rolin kryesor është aktori Dibran Tahiri, i cili vjen në rolin e Vullnetit plak, ndërsa aktori Burhan Amiti e luan Vullnetin në rininë e tij. Një rol tjetër kyç në film është edhe roli i Anitës, i cili vjen i luajtur nga aktorja Qëndresa Loki, e pjesën tjetër e aktorëve përbëhet nga Elmir Sejfullahu, Besfort Idrizi dhe Agan Abdullah.

Filmi “Piskama” që bazohet në një ngjarje të vërtetë gjatë luftës në Kosovë, gjegjësisht në ditën e parë të bombardimeve në Kosovë. Në këtë film paraqiten edhe aktorë joprefisionist, gjë që bënë që filmi ta paraqes realitetin ashtu siç e kishin përjetuar familjet kosovare gjatë luftës, që përpliteshin për ta mbajtur qetësinë në një bodrum të ngushtë, derisa armiku ishte gjithkund përreth. Rolet kryesore janë luajtur nga May-linda Kosumoviç dhe Valon Rama.

Festivali i Filmit është përmbyllur me filmin e regjisorit gjilanas Burim Baftiu, i cili paraqet peripecitë e regjisorit dhe të aktorëve gjatë realizimit të skenave për film.

Manifestimi “Flaka e Janarit” do të vazhdojë me Akademinë e Flakës dhe “Penelin e Flakës”, ku edhe do të shpallen fituesit në artin pamor.

KOMENTE