Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës stacioni Policor i Kamenicës përmes rrugëve operative është njoftuar se në orët e hareshme të mëngjesit, rreth orës 05:00, është një vjedhje në progres.
Ai tha se njësitet reaguese nga stacioni policor i Kamenicës me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është arrestuar i dyshimti i mitur (2000).
“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe punëtorit për punë sociale. Përndryshe, janë gjetur fakte të qëndrueshme se ai është i involvuar në rastin e cilësuar nga prokurori i shtetit “Vjedhje e rëndë”. Sendet e vjedhura që janë gjet te i dyshimti si: telefona mobil dhe gjësende tjera i janë kthyer pronarëve legjitim”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Me vendim të Prokurorit rasti procedohet në Prokurori në procedurë të rregullt.