DYLON

Gjatë bastisjes ku sekuestrohen edhe armë, sulmohen policët!

Gjatë bastisjes ku sekuestrohen edhe armë, sulmohen policët!
Avatar photo Redaksia

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se sot rreth orës 06:30 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Gjilan, në Karaqevë të Epërme, Policia e Kosovës, njësiti i stacionit policor në Kamenicë, ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e R. K. (1954).

“Gjatë bastisjes është ushtruar rezistencë nga të dyshuarit, ku fillimisht kanë kanosur, e me pas kanë filluar ti pengojnë dhe sulmojnë policët, ku njëri polic pëson lëndim trupore ku edhe ka kërkuar ndihmën e mjekut. Policia e Kosovës me këtë raste e ka vënë situatën nën kontroll dhe i ka arrestuar tre të dyshimtit R. K. (1954) A.K.(1975) dhe F.K.(1985)”, ka thënë zëdhënësi Hashani

Gjatë bastisje janë gjetur dhe konfiskuar një: pushkë gjuetie, prodhimi nuk dihet,-me 32 fishekë, një revole-7.65 mm dhe shtatëmbëdhjetë (17) fishekë.

EkoHigjiena

Zëdhënësi Hashani ka tëhu se personat e arrestuar janë sjellë në stacion policor në Kamenicë ku janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës. Me urdhër të prokurorit tre të dyshuar ndalohen për 48 orë, Gjersa personi i katërt po ashtu i dyshimtë lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti procedohet në Prokurori.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.