Zyrtarë policorë gjithandej vendit janë të angazhuar në realizimin e objektivave që dalin nga urdhri operativ për shtim të sigurisë në trafik, thuhet në njoftimin e policisë.
Njësitet Rajonale të Trafikut, Njësia e autostradës, e zyrtarë të tjerë policorë kanë vazhduar së realizuari detyrat e urdhrit operativ me qëllim parandalimi të aksidenteve në trafik dhe ndëshkimin e atyre që bëjnë shkelje të rregullave në trafik.
Gjatë ditës së djeshme (4 janar 2024), policia në tërë vendin ka vendosur 552 Pika për Kontrollimin e Veturave. Gatë realizimit të këtyre pikave të kontrollit, zyrtarët policorë kanë kontrolluar shpejtësinë e automjeteve, kontrolle me alkool-test, kontrolle për shkelje tjera të rregullave të trafikut. Kështu, për shkelje më të rënda policia ka konfiskuar 32 patentë shofer drejtuesve të automjeteve, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/