DYLON

Parashikimi i motit për vikend

Parashikimi i motit për vikend
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti në vendin tonë sot do të jetë kryesisht i ngjashëm me ditën e premte.

Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime të theksuara , meqë vlerat e temperaturave ekstreme do të mbetën pothuajse konstante, me një rritje të lehtë të temperaturave minimale.

EkoHigjiena

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Kurse të dielën moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat maksimale do të shënojnë rënie të lehta.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius.

Gjatë këtyre ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe jug-perëndimit me shpejtësi 1-6m/s. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.