Policia e Kosovës, Njësiti policia në komunitet e stacioni policor në Gjilan në vazhdën e implementimit të strategjisë “Policia në Komunitet”, në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim të komunës së Gjilanit kanë realizuar sot një aktivitet për shpërndarjen e broshurave me këshilla përcjellëse për qytetaret për të shtuar kujdesin ndaj zjarreve e sidomos tani kur po mbretëron moti i nxehtë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se këto broshura janë shpërnda në qytetin e Gjilanit dhe gjatë komunikimit me qytetaret ata janë këshilluar edhe verbalisht për kujdesin e shtuar me qellim të mbrojtjes së ambientit dhe pasurive materiale nga përhapja e zjarreve.
Poashtu qytetarët janë inkurajuar për të denoncuar ata që ndezin zjarre në ambiente të hapura si në pastrimin e arave, livadheve, etj, ku zjarret mund të dalin jashtë kontrollit.
“Që nga janari i vitit 2021 janë raportuar gjashtë raste të zjarreve ku në dy raste të veqanta janë ngritë kallxime penale për personat që janë identifikuar si të dyshuar për “Zjarrëvënie”,. Policia e Kosovës apelon dhe thërret qytetarët që në as një formë mos të ndezin zjarre në ambiente të hapura, sepse përveç ndotjes shpeshherë është rreziku edhe jeta dhe prona e qytetarëve”, ka thënë zëdhënësi Hashan. /2LONLINE.com/