Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të trafikimi me njerëz dhe të aksidentit të trafikut me lëndime.
Raporti i policisë:
INCIDENTET KRIMINALE
TRAFIKIM ME NJERËZ
Rr. Ferizajt, Gjilan 01.04.2022 – 13:40. Më 01.08.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në vazhdimësi ka trafikuar viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.
RASTET TJERA – NGJARJET:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rr. Beqir Musliu, Gjilan 01.08.2022 – 13:40. Ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture me targa vendore me drejtues mashkull kosovar dhe një biçiklisti. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i biçikletës ka pësuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime. /2LONLINE/