DYLON

Grupi i Këshilltarëve të LDK-së ka disa shqetësime, kërkon qasje në dokumente zyrtare të Komunës!

Grupi i Këshilltarëve të LDK-së ka disa shqetësime, kërkon qasje në dokumente zyrtare të Komunës!
Avatar photo Redaksia

Sot, në emër të Grupit të Keshilltarëve të LDK-së, kërkuam qasjen në disa dokumente zyrtare të Komunës siç janë: 

1) Shkëputja e kontratës për punët ndërtimore në Studionin e Qytetit

EkoHigjiena

2) Rekomandimet nga ekspertet e prokurimit

3) Rekomandimet e Auditorit të Brendshëm

“Gjithashtu, për shkak të anulimit të festivalit “Gjilan Deep-Tech House”, i cili ishte paraparë të mbahet në fshatin Pogragjë më 1 gusht, kërkojmë një raport të plotë lidhur me planifikimin e organizimit dhe arsyen e dështimit”, thuhet në komunikatën e LDK-së. 

Më tej thuhet:

“Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport nuk ka pasur asnjë reagim dhe anulimi i festivalit ka ndodhur njëanshëm e pa asnjë arsyetim nga organizatori.

Përpos kësaj, shqetësuese është dëmtimi dhe devijimi i shtratit të lumit Llapushnica e mbulimi i gjelbërimit me tonelata me zhavor.

Shqetësuese mbetet, poashtu, edhe përjashtimi i Këshillit të fshatit Pogragjë nga kjo çështje!” /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.