Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të grabitjes në tentativë dhe shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, transmeton 2LONLINE.com.
Këto raste janë regjistruar në Velekincë të Gjilanit dhe në Ropotovë të Madhe të Ranillugut.
INCIDENTET KRIMINALE
GRABITJE NË TENTATIVË
Fsh. Velekincë- Gjilan 04.06.2019-02:10. Me 26.12.2023- është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e lartë cekur kishte kryer veprën penale të lartcekur. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Fsh. Ropotovë e Madhe, Ranillukë 26.12.2023, 19:20. Është raportuar se nga persona të dyshuar është djegur vetura e viktimës mashkull kosovar. Njësit e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime. /2LONLINE/