DYLON

FSK: Oficerë të FSK-së arrijnë suksese në akademitë ushtarake në botë

FSK: Oficerë të FSK-së arrijnë suksese në akademitë ushtarake në botë
Avatar photo Redaksia

“Kur jemi në përfundim të vitit, Forcës s ëSigurisë së Kosovës (FSK), i shtohen të arritura të shumta në fushën e ngritjes profesionale dhe të karrierës, thuhet në njoftimin e FSK-së.

“Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kapiten Dhurim Shemsedini ka përfunduar me sukses trajnimin e karrierës “Company Commander Course” në Republikën e Gjermanisë ku është trajnuar në fushën e udhëheqjes së kompanisë duke u vlerësuar me shërbim shembullor, gjithashtu pjesëtarët e FSK-së, Vildane Tmava dhe Besnik Behrami kanë diplomuar me sukses të lartë trajnimin për oficer në Akademinë Ushtarake të Izmirit në Republikën e Turqisë, thuhet tutje në njoftim.

EkoHigjiena

“Forca e Sigurisë së Kosovës po ngrit standardet e saj në nivelin e vendeve të NATO-s, duke treguar kështu përkushtimin e secilit pjesëtarë me pjesëmarrjen e tyre në shkollime, edukim e trajnime dhe duke treguar rezultate të larta në secilën fushë ushtarake, për të qenë të ndërveprueshëm me partnerët”.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.