Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të dhunës në familje, vdekje e dyshuar, vjedhje e aksident trafiku me lëndime, transmeton 2LONLINE.com. Këto raste janë regjistruar në Novobërdë dhe Gjilan.
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE
Novobërdë 19.03.2023-13:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
VDEKJE E DYSHUAR
Gjilan 19.03.2023-07:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime.
VJEDHJE
Rr. Avdullah Presheva, Gjilan 19.03.2023 – 11:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se ka kryer vjedhje në disa lokacione të ndryshme. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
RASTET TJERA – NGJARJET:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 19.03.2023-18:25 Drejtuesi i veturës mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën e tij me targa vendore, ka humbur kontrollin mbi veturën duke dalur nga rruga dhe është përplasur në murin e një shtëpie. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar pasagjerja femër kosovare e cila pas pranimit të tretmanit mjekësorë është liruar. /2LONLINE/