DYLON

Deputeti Gashi merr pjesë në takimin e Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Deputeti Gashi merr pjesë në takimin e Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës
Avatar photo Redaksia

Anëtari i Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Arben Gashi, po merr pjesë në takimin e Komitetit për Politikë dhe Demokraci, i cili po mbahet në Paris të Francës.

Z. Gashi do të marrë pjesë edhe në takimin e nën-komitetit për Demokraci, i cili do të mbahet po të njëjtën ditë.

EkoHigjiena

Në këtë takim pritët të trajtohen shumë tema, si: “Roli i Këshillit të Evropës në parandalimin e vuajtjeve njerëzore si pasojë e konflikteve të armatosura”; “Pasojat politike të agresionit Federatës Ruse mbi Ukrainë”, “Samiti i Reikjavikut i Këshillit të Evropës: të bashkuar rreth vlerave përballë sfidave të jashtëzakonshme”; “Mbështetja e perspektivës evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor”, si dhe shumë tema të tjera.

Në temën “Perspektiva Evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor”, fillimisht do të flasë raportuesi paraprak, deputet i delegacionit të Greqisë në këtë organizatë, z. George Papanderou.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, në sesionin e pjesës së Tetorit 2022, ka nxjerrë një rezolutë përmes së cilës i jep mbështetje të madhe perspektivës evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, respektivisht mbështet këto vende në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Takimet e radhës së këtij komiteti do të mbahen në kuadër të pjesës së sesionit të prillit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.