Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të dhunës në familje dhe të lëndimit të lehtë trupor, transmeton 2LONLINE.com. Këto raste janë regjistruar në Novobërdë dhe Viti.
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE & LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Novobërdë 03.04.2023 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima si pasojë e rastit ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Viti 05.03.2023-21:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi i shkakton dhunë psikike, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt. /2LONLINE/