DYLON

Policia e Kosovës: Brenda ditës shqiptohen 1 mijë e 466 gjoba trafiku

Policia e Kosovës: Brenda ditës shqiptohen 1 mijë e 466 gjoba trafiku
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 466 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 20 aksidente  trafiku, 8 me lëndime dhe 12 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 22 persona, 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/