Në ambientet e Policisë së Kosovës, udhëheqës nga trafiku rajonal në Gjilan, toger Agim Kqiku dhe toger Ilaz Kastrati kanë mbajtur një takim mobilizues bashkë me të gjithë operatorët ekonomik dhe përfaqësues të drejtorisë për rrugë për rajon të Gjilanit, të thirrur për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve lokale dhe rajonale në zonën e përgjegjësisë të Gjilanit.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se njësitet policore të PK-së, të Trafikut Rajonal, do të jenë të angazhuar komfor ligjit në fuqi, mbi trafikun rrugor dhe Planit Operative, “Sezoni dimëror 15 nëntor 2019 deri me 15 mars 2020”, duke patrulluar me prani të shtuar në të gjitha segmentet e rrugëve rajonale dhe lokale.
Ai tha se Policia e Kosovës shpreh gatishmërinë e saj që të vë në funksion dhe të veproj me të gjitha kapacitetet policore dhe logjistike, sa të jetë e mundur që të preventojm të mos kemi aksidente.
Po ashtu, siç thotë Hashani, përfaqësuesit e të gjitha kompanive që veprojnë si operator për mirëmbajtje dhe pastrim të rrugëve gjatë sezonit dimërorë në rajonin tonë u shprehën se janë në gjendje gatishmërie dhe mirë të përgatitur si dhe do të angazhohet që rrugët të mirëmbahen dhe pastrohen me kohë nga bora dhe akulli, duke pasur kujdestari njëzet e katër orë.
“Policia e Kosovës me qëllim të krijimit të lëvizjes së lirë nëpër të gjitha akset rrugore, në vazhdimësi, apelon vozitësit për respektim të normave ligjore dhe të jenë të përgatitur teknikisht për sezonin dimëror”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani.