Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 203 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 64 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, 16 me lëndime dhe 47 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 11 persona, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/
AKSIDNT TRFAIKU ME FATALITET
Veternik, Prishtinë / 04.11.2023 – 00:05. Raportohet për një aksident trafiku në mes tri automjeteve me ngasës meshkuj kosovar. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar katër persona, njëri prej tyre ka ndërruar jetë, dy janë duke u trajtuar në QKUK për tretman të nevojshëm mjekësor viktima tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar. Trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore.