DYLON

Drita sërish zhytet në krizë të rezultateve!

Drita sërish zhytet në krizë të rezultateve!
Avatar photo Redaksia

Klubi i Futbollit FC Drita duket se po rrëshqet sërish në krizë të rezultateve, pasi pas barazimit me Lirinë (xhiroja e 11-të), humbjes nga Ballkani (xhiroja e 12-të), sot sërish pësoi humbje, kësaj here nga Dukagjini., ndeshje kjo e javës së 13-të, e Superligës së Kosovës në futboll.

Drita, në fillim të këtij kampionati e pati një krizë të rezultateve, pasi nga pesë javët e para, radhiti tri barazime, vetëm një fitore dhe një lojë ta pazhvilluar, ndërkohë që krizën e kaloi, mund të thuhet, në mënyrën më të mirë, pasi nga java e 6-të, e deri në javën e 10-të, radhiti pesë fitore, madje duke pranuar vetëm një gol e shënuar 11 herë në këto pesë ndeshje, transmeton Portali 2LONLINE.

EkoHigjiena

Por, kur pritej që Drita si pretendente për titull kampioni, të vazhdojë serinë e fitoreve, zuri n’thy në Lirinë, me të cilën barazoi (1-1), deri sa, në ndeshjen e mëpastajshme, në kryendeshjen me Ballkanin, rivalin kryesor në luftën për titull kampioni, pësoi humbje (1-0).

Kur u prit, që Drita t’i rikthehet fitoreve, dhe se ndeshja me Lirinë e Ballkanin, të mbetej çështje e një “fati të keq”, Drita sot humbi nga Dukagjini me rezultat minimal (1-0), duke bërë kështu që ta merr sërish teposhtëzen, drejt krizës së re të rezultateve.

Drita vazhdon ta mbajë pozitën e dytë, me 22 pikë, por se tani Ballkani që kryeson tabelën, përveç që ka 7 pikë më shumë, ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërkohë që edhe Llapi iu është afruar, pasi radhitet në pozitën e tretë, me vetëm një pikë më pak se Drita, transmeton 2LONLINE.

Përndryshe, Drita në javën e 14-të është nikoqire e Fushë Kosovës, skuadër e parafundit në tabelë, por që në ndeshjen e parë këto dy skuadra kishin luajtur baras (1-1).

A do të gjej kryetrajneri Akis Vavalis formulën e rikthimit të Dritës te rezultatet që sjellin pikë të plota, apo do të thellohet kriza, mbetet të shihet, e Fushë Kosova do të jetë testi i parë për t’u parë kjo.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.