Sot, në një ceremoni të organizuar në ambientet e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë në të cilën ishin të pranishëm zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ambasadori i Zvicrës, Thomas KOLLY, ambasadori i Britanisë, Nicholas ABBOTT, Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, si dhe drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Safet Gërxhaliu, Policia e Kosovës ka pranuar një donacion me pajisje për digjitalizimin e dosjeve për personat e pagjetur.
Me që sot ky donacion, korrespondon me Ditën e Personave të Pagjetur në Kosovë, Policia e Kosovës shpreh konsideratë dhe falënderon partnerët për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme sepse ky donacion është i një rëndësi të veçantë për punën e Policisë në gjetjen, identifikimin dhe administrimin e rasteve të personave të pagjetur, përmes një procesi të digjitalizimit të këtyre dosjeve. /2LONLINE.com/