DYLON

Raporti i statistikave të aksidenteve në trafik: Kosova me më së paku vdekje për 1 milion banorë

Raporti i statistikave të aksidenteve në trafik: Kosova me më së paku vdekje për 1 milion banorë
Avatar photo Redaksia

Raporti krahasues i statistikave të aksidenteve në trafik për Ballkanin Perëndimor, nxjerr Kosovën me më së paku vdekje për 1 milion banorë.

Siguria në trafikun rrugor vazhdon të mbetet sfidë jo vetëm për Republikën e Kosovës, por edhe për shumë shtete të Evropës dhe të Botës.

EkoHigjiena

Sipas raportit “Fatalities for 2020 – Annual Statistics for Western Balkans” në të cilin janë analizuar statistikat e aksidenteve me vendet e Ballkanit Perëndimor i publikuar me datë 20.04.2021, për vdekjet në aksidentet e trafikut rrugor për vitin 2020 dhe krahasimin 2010-2020 për 1 milion banorë, vërehet se vendi ynë (Kosova) krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, ka më së paku vdekje për 1 milion banorë.

Meqë aksidentet në trafikun rrugor paraqesin një problem të natyrës multi-disiplinare atëherë edhe përballja me këtë problem kërkon angazhimin e të gjithëve, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të kemi sukses në uljen e mëtutjeshme të numrit të aksidenteve, e në veçanti të atyre me fatalitet.

Policia e Kosovës do të vazhdoj të angazhohet edhe më tutje në ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve në përgjithësi, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.