Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore – Prishtinë, ka zhvilluar një operacion policor në dy lokacione të ndryshme nën dyshimin e bazuar se janë kryer veprat penale ‘Fajde’ dhe ‘Detyrim’.
Me datë 04.10.2023 DHKOKR ka zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente, me ç’rast në Prishtinë dhe Lipjan është zhvilluar operacioni policor gjatë të cilit janë sekuestruar në cilësi të provave materiale:
• Një revole,
• Tre telefona mobil,
• Një automjet,
• 915 euro,
• Shënime/ evidenca që dyshohet se ndërlidhen me veprat e lartcekura.
Lidhur me rastin, pas arrestimit të dy personave të dyshuar me iniciale L.A. dhe S.A., të njëjtit i janë nënshtruar procesit të intervistimit, pas të cilit me aktvendim të prokurorit kompetent të njëjtit dërgohen në mbajtje për 48 orë, njofton policia. /2LONLINE/