DYLON

Parandalohet edhe një rast i kontrabandimit me mallra

Parandalohet edhe një rast i kontrabandimit me mallra
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës si rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve parandalojnë edhe një rast të kontrabandimit me mallra,

Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet Task Forcë nga Policia Kufitare Lindje, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren, si zbatim i masave për parandalim dhe luftim të kriminalitetit dhe dukurive të tjera negative.

EkoHigjiena

Me datë 04.10.2023 nga njësitë e lartcekura në rrugën malore të fsh Malinë-RMV që lidhet me fsh.Lubishtë-RKS, është vënë re një person i dyshuar i cili kishte ngarkuar tre kuaj me duhan të llojeve të ndryshme, me ç’rast i njëjti pas ka vërejtur zyrtarët policor është larguar nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit sasia e duhanit të ngarkuar i llojeve:

· Marlboro 220 pako me peshë rreth 500 gram copa,

· Duhan Sobrano 100 pako me peshë rreth 500 gram copa,

· Duhan Davidof Argentina 20 pako me peshë rreth 500 gram copa,

· Duhan Davidof Slims 100 pako me peshë rreth 500 gram copa, si dhe

·Duhan Oriental 60 pako me peshë rreth 500 gram copa, është dërguar në terminalin doganor përkatës, ndërsa kafshët/kuajt tërhiqen përmes kompanisë së kontraktuar nga Dogana e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.