Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 376 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 1 aksident fatal, 34 me lëndime dhe 33 me dëme materiale, por pa të lënduar.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 13 persona, 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE.com/
AKSIDENT KOMUNIKACIONI ME FATALITET
Fsh. Gllobar, Drenas 02.05.2022-14:00. Dy vetura me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasoj e lëndimeve të marra në aksident një femër dhe një mashkull kosovar -e kanë ndërruar jetë, si dhe lëndime trupore kanë pësuar edhe 3 meshkuj kosovar. Të lënduarit janë dërguar në trajtim mjekësorë. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë të dy viktimave janë dërguar në IML për obduksion kurse drejtuesi i njërës nga veturat e involvuara në aksident është dërguar në mbajtje. /2LONLINE/