DYLON

Derbi pa tifozë!

Derbi pa tifozë!
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani njofton se dueli i xhiros së XXXIII-të në BKT Superligë ndaj FC Drita do të zhvillohet të mërkuren më 4 Maj në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan.

Për shkak të kushteve jo të favorshme dhe mungesës së tribunave, takimi do të zhvillohet pa prezencën e tifozëve dhe qëndrimi afër stadiumit do të jetë i ndaluar për shikues, thuhet në njoftim e lëshuar nga Zyra për Informim e SC Gjilanit.

EkoHigjiena

Sipas këtij njoftimi, mediat do të vendosen në pjesën Qendrore të stadiumit, aty ku do të qëndrojnë edhe zyrtarët e klubeve.

Parkingu brenda stadiumit do jetë i mbyllur (përveç automjeteve zyrtare) dhe nuk do të lejohet parkingu i veturave afër hapsirave të stadiumit për shkak të sigurisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.