Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, përkatësisht stacioni policor në Gjilan ka nisur një takim me komunitetin për themelimin e Këshilli Lokal për Siguri Publike (KLSP).
Me 19 gusht 2021, Policia e Kosovës, njësiti i policisë në komunitetit në Stacionin Policor në Gjilan dhe eprorë nga Drejtoria e Përgjithshme e Polices së Kosovës, Policia në Bashkësi kanë mbajtur takim me banorët e fshatit Pogragjë të komunës së Gjilanit .
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se duke u bazuar në Strategjisë e re të policisë të drejtuar nga inteligjenca dhe policimit në bashkësi, ka nisur takimet e para për themelimin i KLSP -ve që nënkupton edhe rëndësinë dhe kontributin e komunitetit dhe partnerëve tjerë të sigurisë, që së bashku me policinë e Kosovës të ofrojmë siguri të qëndrueshme në parandalimin dhe mbrojtjen nga ngjarjet që mund të kërcënojnë sigurinë e publike.
Në këtë takim u diskutua identifikimi dhe zgjidhja e problemeve dhe dukurive të ndryshme negative dhe me strukturat e fshatit u vlerësua si e nevojshme themelimi KLSP-së në këtë fshat.
“Takimi i sotëm është mirëpritur nga banorët, të cilët shprehën vullnet për themelimin sa më shpejtë të KLSP- së në fshatin Pogragjë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Policia rajonale e Gjilanit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë në identifikimin e problemeve që e rrethojnë këtë rajon dhe bashkërisht ti zgjedhim këto probleme për një ambient të qetë dhe të sigurt. /2LONLINE.com/