Policia e Kosovës ka arrestuar dje 21 të dyshuar pas lojës mes Llapit dhe Ballkanit e zhvilluar në Podujevë, e në një informacion shtesë është bërë e ditur se gjashtë të dyshuar janë dërguar në mbajtje.
Informacion shtesë:
Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme (NjHP), që operon në rajonin e Prishtinës, ka punuar intenzivisht për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me incidentin e djeshëm në Podujevë.
Pas ekzaminimeve, veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave është iniciuar rast për Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm.
Vepër kjo për të cilën hetuesit e NjHP-së, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, kanë dërguar në qendrën e mbajtjes pesë persona të dyshuar:
-A.Sh. mashkull, 21 vjeç dhe
-E.K, mashkull, 23 vjeç,
-E.Sh, mashkull, 26 vjeç,
-M. V, mashkull, 21 vjeç, dhe
-E.K, mashkull, 21 vjeç,
Ndërsa për Asgjësim apo dëmtim të pasurisë në qendrën e mbajtjes, nga zyrtarët e Podujevës, është dërguar i dyshuari:
A.Sh, mashkull, 16 vjeç.
Hetuesit policor në vazhdimësi janë duke ndërmarrë veprime hetimore me qëlim të identifikimit dhe procedimit e të gjithë të dyshuarve të përfshirë në këtë ngjarje, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/
Shoqërohen në stacion policor 21 persona të përfshirë në një incident të ndodhur në Podujevë