Policia e Kosovës: Respektoni rregullat e trafikut rrugor për të shmangur aksidentet, Mos u bëni pjesë e statistikave.
Policia e Kosovës me zyrtarët e saj janë duke kryer aktivitete në teren me qëllim që të parandalohen aksidentet rrugore, por edhe janë duke ndërmarr masa ndëshkuese ndaj atyre personave që nuk respektojnë rregullat dhe shenjat në trafik.
Gjatë 24 orëve në këtë fushëveprim në nivel vendi janë realizuar 550 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 38 shoferëve iu janë konfiskuar patentë shoferët për shkelje të ndryshme të rregullave në trafik.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuon në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore e në veçanti parandalimin e aksidenteve me pasoja fatale. /2LONLINE/