Në një kohë kur punët e zyrave na bëjnë gjithnjë e më pasiv, duke dëmtuar ndjeshëm shëndetin tonë, mjekët rekomandojnë që në mungesë të sportit të gjithë punonjësit e zyrave duhet të ecin të paktën tre orë në ditë.
Doktor Mike Loosemore, nga Universiteti Spitalor i Londrës ka thënë se po të lëvizësh 3 orë në ditë në këmbë, është njësoj si të bësh 10 maratona në vit.
Sipas Loosemore, në këtë mënyrë trupi zhvillon muskujt dhe arrin tonikimin.
Nëse ecja praktikohet rregullisht gjatë pesë ditëve të javës atëherë, sipas mjekëve do të fillojë dhe humbja e peshës.