Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Zotrim Kastrati, si dhe koordinatorin e këtij projekti, Hysen Jerliu, kanë vizituar fshatin Roganë, aty ku dhe është duke u punuar për shtrirjen e ujësjellësit.
Kreu i komunës, Qëndron Kastrati, tha se një problem i kahmotshëm i banorëve po zgjidhet me shtrirjen dhe kyçjen e sistemit të ujësjellësit.
“Projekti për shtrirjen dhe kyçjen e sistemit të ujësjellësit në gjashtë fshatrat: Muçivërc, Dajkoc, Roganë, Hodonovc, Novosellë dhe Shipashnicë e Poshtme, është drejt finalizimit. Me koordinatorin e këtij projekti Hysen Jerliu dhe drejtorin e Shërbimeve Publike Zotrim Kastrati, vizituam punimet që po vazhdojnë në Roganë. Nga marrëveshja me Agjencinë Zvicerane për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Kompaninë Regjionale të Ujësjellësit “Hidromorava”, po zgjidhet një problem i kahmotshëm për banorët, por edhe një pjesë e madhe e komunës sonë po përfshihet në sistemin e ujësjellësit.Vazhdojmë me punë”, tha Kastrati.
Edhe drejtori i DShPAI, Zotrim Kastrati, tha se është i lumtur që kyçja në sistemin e ujësjellësit po realizohet në pjesën më të madhe të territorit të komunës sonë.
“Jam i lumtur që një pjesë e madhe e territorit të komunës sonë po kyçet në sistemin e ujësjellësit. Tani qytetarët do të kenë më të lehtë furnizimin me ujë”, tha ai.
Ndryshe nga marrëveshja me Agjencinë Zvicerane për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Kompaninë Regjionale të Ujësjellësit “Hidromorava”, po realizohet shtrirja dhe kyçja e sistemit të ujësjellësit në gjashtë fshatrat: Muçivërc, Dajkoc, Roganë, Hodonovc, Novosellë dhe Shipashnicë e Poshtme. /2LONLINE.com/