DYLON

Prokuroria Speciale shenjëstron tre raste të reja

Prokuroria Speciale shenjëstron tre raste të reja
Avatar photo Redaksia

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e Krimeve të Rënda ku kanë shenjëstruar  tre (3) raste të reja për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale njofton se nga rasti i parë i shenjëstruar janë të përfshirë shtatëmbëdhjetë (17) persona, për veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”,  nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së lidhur me veprën penale  “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”  nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së.

Po ashtu, edhe nga rasti i dytë i  shenjëstruar janë të përfshirë nëntë (9) persona për veprat penale “Krim i organizuar” nga neni 277 i KPK-së, lidhur me veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikeve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”, nga neni 267  të KPK-së.

Ndërkaq, nga rasti i tretë i shenjëstruar janë të përfshirë njëzetedy (22) persona, për veprat penale “Marrje ryshfeti” nga neni 421 paragrafi 1 të KPRK-së dhe “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 par 2 të KPRK-së.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.