Si çdo herë, Gjilani është një vend i kulturës, një vend me traditë të lasht të qytetërimit, këto dëshmohen edhe sot në aktivitetet që bëhen në Gjilan ku një ndër to është edhe Flaka e Janarit.
Shkruan: Arta Haziri-Nuhiu
Flaka e Janarit është një Flakë e vërtetë ku për 27 vite me radhë nuk është ndalur, por çdo herë, ka pasur aktivitete të shumta dhe mjaftë cilësore, mirëpo ajo çka tani po më pengon tek Flaka e Janarit, është se në kohën e fundit, po shkojnë çdo herë duke u bazuar në atë te vitit të kaluar, duke i përsëritet gjërat e njëjta, ku mungon konkursi për të aplikuar grupe të reja dhe duke mos ju dhënë hapësirë talentëve të rinj.
Përpos kësaj është duke munguar edhe kreativiteti nuk është duke ndodhur ndonjë risi, por vetëm duke u përsëritur.
Jam shumë e lumtur që jam qytetare e Gjilanit duke e ditur se ka qenë një mund dhe një sakrificë shumë e madhe për të arritur për 27 vjet me radhë të shfaqet Flaka e Janarit, ku shpresoj që do të vazhdoj dhe nuk do të shuhet asnjëherë, por të rritet edhe më shumë se sa që është dhe të bëhet një Flakë e Shenjtë në Gjilan.