DYLON

Caktohet masa e paraburgimit ndaj katër të pandehurve

Caktohet masa e paraburgimit ndaj katër të pandehurve
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji ndaj të pandehurve A.H., M.SH., V.K., L.O..

Të pandehurit, A.H., M.SH., V.K., shtetas të Republikës së Kosovës nga Komuna e Gjilanit, dyshohet se me dashje, në bashkëveprim dhe në mënyrë të organizuar, kanë kryer grabitje me forcë në kazino “Kajot” dhe po ashtu i pandehuri A. H. gjatë grabitjes ka përdor armën, duke kërcënuar punëtorin e kazinosë, e të cilën armë ia kishte shitur i pandehuri L.O.

Me këtë i pandehuri A. H. dyshohet se ka kryer veprat penale: grabitje, nga neni 329 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 paragrafi 2 të KPRK-së.

EkoHigjiena

LEXO EDHE:Bastisje në tetë lokacione, arrestohen të dyshuarit në lidhje me rastet e grabitjeve

Të pandehurit M.SH. dhe V.K. dyshohet kanë kryer veprën penale: grabitje, nga neni 329 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)

Ndërsa i pandehuri L. O. dyshohet ka kryer veprën penale: dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale, nga neni 33 lidhur me nenin 329 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Pas leximit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake ka ardhur në përfundim që janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, parashihet dënim i lartë për këto vepra penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.