Po bëhet shpërndarja e çantave shkollore, e mjeteve të tjera për 179 familje që janë shfrytëzues të asistencës sociale.
Përfitues janë 320 fëmijë, nga mosha 6-10 vjeç, rrjedhimisht janë nxënës nga klasa e parë deri të pestën, njofton Drejtoria për Shëndeëtsi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) e Komunës së Gjilanit.
Sipas kësaj drejtorie, realizimi i këtij aktiviteti e premtimi po bëhet në bashkëfinancim nga komuna jonë dhe organizata Islamic Relief Kosova.
Falenderojmë të gjithë akterët relevantë për angazhimin, sepse vetëm në këtë mënyrë realizojmë konceptin për barazinë e gjithëpërfshirjen. /2LONLINE/